Aktivitet trajnues me temë: “Trafikimi i qenieve njerëzore, personave të rritur e të mitur"

Shkolla e Magjistraturës zhvillon më datë 13 Dhjetor 2024 aktivitetin trajnues me temë: 

“Trafikimi i qenieve njerëzore, personave të rritur e të mitur. Kuadri ligjor ndërkombëtar i zbatueshëm, jurisprudenca e GJEDNJ. Kuadri ligjor kombëtar dhe format e kryerjes së veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Praktika gjyqësore e njësuar e KPGJL. Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit gjatë hetimeve, të drejtat procedurale, mbështetja dhe trajtimi gjatë gjykimit të çështjeve”. Aktiviteti trajnues zhvillohet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Sandër Simoni; Altin Binaj   

Lehtësuese: Ervisa Hyka  

Qëllimi i këtij trajnimi është:  Historiku i parashikimit të dispozitave të trafikimit të personave. Prezantim i kuadrit normativ ndërkombëtar dhe të brendshëm shqiptar mbi trafikimin e qenieve njerëzore si detyrim pozitiv i shtetit për evidentimin e të gjitha formave të tij. Format dhe elementët e trafikimit të qenieve njerëzore sipas legjislacionit tonë procedural dhe në raport me aktet dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare. Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit gjatë hetimeve, të drejtat procedurale, mbështetja dhe trajtimi gjatë gjykimit të çështjeve. E drejta e kompensimit të viktimave të trafikimit dhe problematikat e zbatimit në praktikë të saj. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  1. Trafikimi i qenieve njerëzore sipas legjislacionit tonë procedural. Historiku i parashikimit të dispozitave të trafikimit të personave. Format dhe elementët e trafikimit të qenieve njerëzore sipas legjislacionit tonë procedural dhe në raport me aktet dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare. 

 

  1. Trafikimi i qenieve njerëzore. Aktet ndërkombëtare mbi trafikimin e qenieve njerëzore, jurisprudenca e GJEDNJ. Interpretimi homogjen i GJEDNJ mbi detyrimet e shtetit në mbrojtjen e viktimave nëpërmjet parandalimit.

 

  1. Çështjet ligjore në lidhje me trafikimin e personave në këndvështrim të analizës së praktikave gjyqësore të brendshme. Interpretimi njësues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i formave të trafikimit nga këndvështrimi në veçanti i viktimës së pazotë për tu mbrojtur dhe detyrimi i të miturve për të lypur. 

 

  1. Mekanizmat e  identifikimit të formave të fshehta të trafikimit për qëllim të shfytëzimit seksual, migracionit klandestin, shfrytëzimit në punë, lypjes së detyruar. Hetimi proaktiv dhe zbulimi i Trafikimit te Personave nëpërmjet teknologjisë. 

 

 

  1. Gjykimi i veprave penale të trafikimit. Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit. E drejta e viktimës për kompensim dhe shpërblim të dëmit.  

Në këtë aktivitet trajnues janë ftuar të marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. 

 

Gjeni quizin në linkun më poshtë:

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/trajnim-13-dhjetor/